Surprise Me!

Pandemia do te ule me 38 % investimet e huaja | Lajme-News

2020-08-04 0 Dailymotion

Kriza e pandemisë do të godasë në të gjithë botën investimet e huaja, të ardhura të cilat konsiderohen si motori i zhvillimit ekonomik.

Në raportin e përvitshëm të botuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konstatohet se vendet të cilat pritet të kenë rënien më të madhe të fluksit të investimeve për shkak të pasojave që po sjell Covid-19, janë ekonomitë në zhvillim, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria.

Raporti i Investimeve Globale thotë se në ekonomitë në tranzicion, investimet e huaja direkte këtë vit pritet të reduktohen me 38%, kjo rënie është tipike për ekonomi që varen nga burimet natyrore të gazit dhe naftës, siç janë Rusia, Azerbajxhani, Shqipëria, por tkurrje pritet të ketë

?Në vitin 2020, hyrjet e investimeve të huaja në ekonomitë në tranzicion parashikohet të bien me rreth 38 %. Në projektet e bazuara në burimet natyrore, perspektivat janë rishikuar në rënie pasi dobësohet kërkesa për mallra dhe çmimi i naftës, një prej eksporteve kryesore nga ekonomitë në tranzicion, do të mbetet i ulët.?

Në tremujorin e parë të këtij viti investimet e huaja direkte në vendin tonë ranë me 20% krahasuar me një vit më pare, për herë të parë pas 5 vjetësh, ndërsa arritën në fund të 2019-s një rekord prej 1 miliard e 79 milion eurosh.

Nëse investimet e huaja do të tkurren me 38%, këtë vit ato nuk do të arrijnë të jenë më shumë se 700 milion euro, duke arritur nivelin e vitit 2012.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon